Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, Besnik Mustafaj: Shpresoj të revokojë ligjin e Shërbimit të Jashtëm, godet trupën diplomatike

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka uruar Ferit Hoxhën në postin e tij të ri në krye të diplomacisë shqiptare.

Me anë të një postimin në Facebook, Mustafaj i ka kërkuar Hoxhës që si ministër, të revokojë Ligjin për Shërbimin e Jashtëm që është votuar së fundmi në Parlament.
“Si koleg i hershëm, por edhe si ministër që e përfshiva në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të mi duke i dhënë shtysën e parë të madhe karrierës së tij, i uroj përzemërsisht suksese Ferit Hoxhës.

Me këtë rast shpreh shpresën se një nga aktet e tij të para si ministër do të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, votuar së fundmi në Parlament, si një ligj që godet rëndë integritetin e trupës diplomatike të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ish-ministri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

U plagos shumë rëndë gjatë protestës, FSHF merr vendimin për 28-vjeçarin, e bën të ditur presidenti Armand Duka

TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Erjon Vishkulli ishte...

Speciale | Star Lines, kompania detare që nuk e braktisi kurrë Vlorën

Nga “Skanderbeg” te “Ionian Star”, historia e një sipërmarrjeje...