Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç në gjendje të rëndë shëndetësore, mjekët: Po luftojmë për jetën e tij

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u diagnostikua me pneumoni të rëndë bilaterale.

Ai u dërgua në klinikë të mërkurën vonë pasdite me probleme serioze në frymëmarrje dhe aktualisht ndodhet i intubuar, duke marrë frymë me ndihmën e aparaturave.

Sipas njoftimit zyrtar të klinikës, pas ekzaminimeve mjekësore, Daçiç u diagnostikua me pneumoni të rëndë në të dy mushkëritë dhe u vendos menjëherë në ventilim mekanik. Gjendja e tij përshkruhet si veçanërisht serioze.

Mjeku kujdestar, Spasoje Popeviç, theksoi se situata është kritike. “Ai ndodhet në ventilator dhe i janë administruar të gjitha ilaçet e nevojshme. Po përpiqemi të sigurojmë kohën e nevojshme që terapia të japë efekt. Po luftojmë për jetën e tij”, deklaroi ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vizitoi klinikën gjatë natës për t’u informuar nga afër mbi gjendjen shëndetësore të ministrit.

Ivica Daçiç është një nga figurat më të njohura të politikës serbe, me një karrierë të gjatë dhe rol drejtues në Partinë Socialiste të Serbisë. Lajmi për shtrimin e tij në spital ka shkaktuar reagime dhe shqetësim në skenën politike të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...