Bashkia e Elbasanit sqaron rrëshqitjen në rrugën “Gjergj Arianiti”

Në lidhje me rrëshkitjen e një pjese të trotuarit në rrugën “Gjergj Arianiti” Bashkia e Elbasanit sqaron:

Aksi rrugor, i cili nuk është pjesë e automotoparkut, por do t’i shërbejë lidhjeve infrastrukturore të tij, është ende në ndërtim, puna këtu nuk ka përfunduar.

Investimi pati një çedim në rreth 7 metra të trotuarit, i shkaktuar si pasojë e erozionit për shkak të shirave të dendur për disa muaj me radhë.

Kompania zbatuese identifikoi rrëshkitjen që në nisje të saj ndërsa u prit përmirësimi i kushteve të motit për të nisur ndërhyrjen riparuese.

Për të mos lejuar përsëritjen e këtij fenomeni aktualisht po ndërtohet një bazament mbrojtës nga shtrati i lumit.

Situata nuk paraqitet shqetësuese dhe as jashtë vëmendjes së autoriteteve pasi në terren vazhdojnë të jenë ekspertë të firmës zbatuese të cilët nuk e kanë përfunduar ende investimin.

Rruga “Gjergj Arianiti” është një aks i rëndësishëm edhe për lëvizjen lokale pasi do t’i shërbejë lidhjes së rajonit 1 me zonën e Menglit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...