Balla nga Parlamenti Europian: Draft-rezoluta e PE vlerëson hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përcolli një mesazh nga salla e seancave të Parlamentit Europian në Bruksel, duke theksuar mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai nënvizoi se dokumenti i fundit i prezantuar në këtë institucion vlerëson ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave.

“Ju përshëndes nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian në Bruksel, një institucion që mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi Balla në një video-mesazh.

“Draft-rezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh dhe ambicjen tonë për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027”, shtoi ai.

Balla ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Seancën Plenare të Parlamentit Europian, ku do të mbajë një fjalim në kuadër të debatit “Investimi në të Ardhmen e Europës: Qëndrueshmëria e Tregut të Punës dhe Kohezioni Social”. Gjatë fjalimit, ai do të paraqesë progresin e Shqipërisë në negociatat me BE-në, reformat në tregun e punës dhe angazhimin për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bombardime të reja izraelite në Liban/ 31 persona humbin jetën, mes tyre edhe fëmijë

LIBAN,27 maj 2026/Albania Express News/Të paktën 31 persona, mes...

Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban...

“Shqipëria pjesë e familjes evropiane”, ambasadori gjerman nga Brukseli: Mbështesim fuqimisht anëtarësimin në BE”

GJERMANI,26 maj 2026/Albania Express News/Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare...