Deputeti socialist Olsi Komici: Gjithë shteti në këmbë për hapjen e rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas te Arrat e Gurrës në Dragostunjë të Librazhdit

 

Situata e rëndë e krijuar pas dëmtimit të urës dhe segmentit rrugor në zonën e njohur si Arrat e Gurrës vijon të mbajë të bllokuar një nga arteriet më të rëndësishme që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe më gjerë. Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, deputeti socialist i Librazhdit, Olsi Komici, ka shprehur keqardhjen e tij të thellë për situatën dhe pasojat që ajo ka sjellë për banorët dhe udhëtarët.

Komici e cilëson këtë moment si delikat për komunitetin librazhdas dhe jo vetëm , duke theksuar se përtej debatit politik dhe diskutimeve për përgjegjësitë, prioritet absolut duhet të jetë hapja sa më e shpejtë e rrugës , qoftë përmes rikthimit të normalitetit të segmentit kryesor apo përmes alternativave të përkohshme që garantojnë lëvizjen.

Një arterie jetike për zonën dhe ekonominë

Sipas deputetit Komici , kjo nuk është thjesht një çështje infrastrukture. Rruga shërben për banorët e zonës, për të sëmurët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore, për mësuesit e nxënësit që udhëtojnë çdo ditë, si dhe për qarkullimin e mallrave duke e kthyer atë në një nyje të rëndësishme ekonomike për gjithë rajonin.

“E vetmja gjë që duhet të na interesojë në këto momente është zgjidhja sa më e shpejtë e problemit,” thekson Komici, duke bërë thirrje për durim dhe besim.

Strukturat në terren, shteti i mobilizuar maksimalisht

Në reagimin e tij, ai siguron se të gjitha instancat shtetërore dhe ekipet teknike janë në terren, duke punuar pa ndërprerje për të vlerësuar dëmet dhe për të ndërmarrë ndërhyrjet e nevojshme. Qëllimi, sipas tij, është rikthimi i sigurisë dhe normalitetit për çdo përdorues të kësaj rruge.

“Gjithë shteti në këmbë për ta zgjidhur sa më shpejt këtë problematikë,” shprehet deputeti, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët në këtë periudhë të vështirë.

Teksa zona përballet me pasojat e dëmtimit infrastrukturor, mesazhi i tij është i qartë: bashkëpunim, përkushtim dhe fokus te zgjidhja, për të rikthyer sa më parë lëvizjen dhe jetën normale në këtë segment kyç të qarkullimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...