Sulmohet brutalisht futbollisti i Skënderbeut në Korçë! Arrestohen dy persona, pesë të tjerë procedohen penalisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Korçë, ku futbollisti egjiptian i Skënderbeut, Saleh Nasr Salem, është dhunuar fizikisht nga një grup të rinjsh.

Sulmi ka ndodhur në lagjen nr. 16 të qytetit dhe nuk ka lidhje me aktivitetin e tij si sportist, apo ndonjë përplasje në fushën e futbollit.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Korçës, autorët dyshohet se e kanë dhunuar 26-vjeçarin për motive të dobëta, duke e goditur disa herë në kokë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë:

U arrestuan në flagrancë dy shtetas: V. J. dhe Th. V., të dy 24 vjeç, banues në fshatin Polenë;

U proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe tre të tjerë: Th. V. (32), A. Xh. (23) dhe J. O. (24), të cilët akuzohen për përfshirje në dhunë;

Gjithashtu, u procedua për moskallëzim të krimit edhe shtetasi Dh. M., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur opinionin sportiv dhe qytetarët në Korçë, por autoritetet kanë qenë të shpejta në identifikimin dhe ndalimin e autorëve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit, ndërsa klubi i Skënderbeut ende nuk ka reaguar zyrtarisht për incidentin që përfshin lojtarin e tyre.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Cërriku hyn në epokën “smart”: Platforma AgroSmart revolucionarizon bujqësinë lokal

Cërriku po hedh hapa të sigurt drejt një të...

Gramshi në fokus të zhvillimit: Qeveria shpall 16 zona prioritare për ekonominë malore

Një lajm shumë i rëndësishëm dhe premtues vjen për...

“Ngjyra Pranverore 2026” në 5 prill bën bashkë në Librazhd artin , muzikën dhe kulturën

Bashkia e Librazhdit, nën kujdesin e kryetarit Z. Mariglen...

Aktivitete ndërgjegjësuese në kopshte për Ditën e Autizmit

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin,...