“Nuk garantohet liria e shprehjes”/ Organizatat e mediave u bën thirrje deputetëve: Mos e votoni projektligjin për shpifjen

Organizatat e mediave kanë reaguar sot lidhur me nevojën për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes në Kodin e ri Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në një deklaratë para Kuvendit pak para nisjes së seancës plenare, ata u kanë bërë thirrje deputetëve, të mos i votojnë ndryshimet pasi nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian.

“Çdo përpjekje për të rregulluar profesionin sjell pasiguri juridike dhe frenon lirinë e shprehjes. Kjo nismë frenon edhe aktivistët e shoqërisë civile për t’u shprehur. Këto nuk janë shqetësime vetëm tonat, por edhe të shumë strukturave të tjera. Duam të theksojmë se reforma për dekriminalizimin nuk i zgjidh të gjitha sfidat.Kërkohet një reformë më e gjerë, që përfshin kushte më të mira pune dhe mbrojtje nga presionet politike. Kërkohet një agjendë më e thellë dhe jo ndryshime të cekëta. Kërkojmë që mazhoranca dhe deputetët e Kuvendit ta përmbyllin këtë reformë në mënyrë të plotë”-deklaroi për mediat Blerjana Bino, përfaqësuesja e Organizatës së Medias.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...