Presidenti i Policisë çeke, Gjeneral Lejtnant Martin Vondrašk, vizitë zyrtare në Policinë e Shtetit Shqiptar, pritet nga Drejtues Madhor Ilir Proda

Presidenti i Policisë çeke, Gjeneral Lejtnant Martin Vondrašk, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me fokus në fushat e sigurisë publike, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe luftën kundër krimeve kibernetike.

Bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë çeke u cilësua si një shembull suksesi dhe partneriteti të besueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Drejtori i Përgjithshëm Proda theksoi rëndësinë strategjike të këtij partneriteti, duke e konsideruar atë një aset të çmuar në përmirësimin e kapaciteteve policore dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

“Bashkëpunimi ynë është i hapur, pa barriera, dhe i bazuar në profesionalizëm e besueshmëri,” deklaroi Proda, duke shprehur gjithashtu falënderime për ish-oficerin e kontaktit të Policisë çeke, z. Adriatik Shino, për kontributin e tij të vyer në forcimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve.

Nga ana tjetër, Gjeneral Lejtnant Martin Vondrašk vlerësoi Policinë e Shtetit si modelin më të mirë të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar si partnerin më të besueshëm të Policisë çeke në rajon.

“Kjo është një klimë bashkëpunimi pa barriera, që ka lindur nga vetë dëshira e drejtuesve tanë për të qenë më pranë kolegëve shqiptarë,” u shpreh Vondrašk, duke shtuar se bashkëpunimi do të zgjerohet në sektorë të rëndësishëm si krimi kibernetik, menaxhimi i emergjencave dhe siguria rrugore.

Në përfundim të vizitës, Presidenti i Policisë çeke ftoi zyrtarisht Drejtorin e Përgjithshëm Ilir Proda për një vizitë në Çeki, me qëllim konkretizimin e projekteve të përbashkëta dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...