Senegali, shpërblime ëndrrash për Kupën e Afrikës; para dhe terrene nga presidenti

Në mbrëmjen e 18 janarit, Senegali u shpall kampion i Afrikës pasi mundi në finale Marokun në një ndeshje që do të përflitet gjatë për atë çfarë ndodhi në fushën e lojës.

Por tani që kanë kaluar disa ditë që kulmuan me festimet e skuadrës në rrugët e Dakarit duke bërë paradën tradicionale të kampionëve, në vend erdhi koha që triumfuesit në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit afrikan të marrin shpërblimin e merituar për suksesin e madh të arritur.
Presidenti i vendit, Bassirou Diomaye Faye, që shkoi vetë për të pritur futbollistët dhe stafin teknik të Senegalit në aeroport, vendosi t’i mbulojë ata në flori. Për fitoren e trofeut të Kupës së Afrikës, çdo futbollist do të përfitojë 115 mijë euro dhe një pjesë terreni me sipërfaqe 1500 m2 në zonën e famshme Petite Côte.

Shpërblime të rëndësishme i janë rezervuar edhe stafit drejtues të Senegalit; anëtarët e Federatës Senegaleze të Futbollit do të përfitojnë 75 mijë euro dhe terren me sipërfaqe 1000 m2 secili, ndërsa funksionarët e Ministrisë do të shpërndajnë një bonus total prej 465 mijë euro dhe të shumë pjesëve të terrenit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Selenica dhe e ardhmja e saj: Thirrje për bashkim në mbrojtje të identitetit dhe zhvillimit të bashkisë

Nga Ilia Bombaj SELENICË ,30 maj 2026/Albania Express News/Debati mbi...

Titulli kampion ! Egnatia, Vllaznia dhe AF Elbasani në garë për trofeun dhe mbi 1 milion euro të ardhura

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Dy ndeshje kanë mbetur për...

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, në rendin e ditës zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe ndryshimet statutore. Nis regjistrimi i delegatëve

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Partia Demokratike zhvillon sot punimet...