Gonxhja: Shqipëria rikthehet në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” në Madrid

Shqipëria do të prezantohet nga 21-25 janar në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” në Madrid.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale videon promovuese për pjesëmarrjen në këtë panair.

“Me një stendë edhe më të bukur, nën moton “Albania All Senses”, Shqipëria rikthehet në Madrid për të prezantuar emocionet, shijet dhe traditat tona unike”, theksoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja tha se “në panairin ndërkombëtar të turizmit FITUR, ne vazhdojmë traditën e pjesëmarrjes sonë, duke treguar diversitetin e jashtëzakonshëm turistik që ofron vendi ynë dhe duke i ftuar vizitorët nga Spanja dhe e gjithë bota të zbulojnë magjinë e vendit tonë”.

Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria synon të tërheqjen e vizitorëve përmes shembullit të praktikave pozitive e të qëndrueshme në turizëm që promovojnë destinacone të turizmit natyror, prodhuesit lokalë, traditat e lashta, produktet artizanale e mikpritjen shpirtërore.

Stenda e Shqipërisë në panairin “Fitur” në Madrid vitin e kaluar tërhoqi mijëra vizitorë, të cilët treguan interes për t’u njohur dhe për të vizituar vendin tonë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajn do të përfundoni si dasmë lagjeje

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i grupit...

Aplikimi për në universitete në tre raunde, procesi nis në 27 korrik

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/ -Maturantët që synojnë...

Festë për Xhakën me shokë në Vancouver, Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale

BOTËRORI 2026 ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...