Fillim kampion për 2026-ën: Ana Kokoneshi ngre Kupën e Ambasadorit

Viti 2026 nis me sukses për sportin shqiptar të ping-pongut. Sportistja Ana Kokoneshi u shpall fituese e Kupës së Ambasadorit, duke konfirmuar formën e saj të shkëlqyer dhe nivelin e lartë konkurrues në arenën kombëtare.

Aktiviteti u organizua nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Federata Shqiptare e Ping-Pongut, në nder të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës, për kontributin e saj në zhvillimin e sportit në shkolla. Turneu u zhvillua në pallatin e sportit “Fetih Borova” në Tiranë dhe përfshiu si fëmijë ashtu edhe sportistë profesionistë nga e gjithë Shqipëria.

Paraqitje të suksesshme patën edhe sportistët e ekipit të Elbasanit, Eris Kokoneshi dhe Sadush Tosuni, të cilët u renditën në vendin e dytë, duke siguruar medaljen e argjendtë dhe duke treguar nivel të lartë sportiv.

Një mirënjohje e veçantë shkon për Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës për mbështetjen e vazhdueshme në aktivitetet stërvitore, si dhe për KOKSH dhe Federatën Shqiptare e Ping-Pongut për përkushtimin e tyre në zhvillimin e këtij sporti në Shqipëri. Ky sukses përforcon edhe një herë potencialin dhe perspektivën e ping-pongut shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Talenti Michael Jackson

NGA NERTIL JOLE Nëse do më pyesnin se kush është...

“Fest në Sokak” promovon te turistët e huaj traditën dhe trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

GJIROKASTËR,24 maj 2026/Albania Express News/24 maj/ATSH/ “Festë në Sokak”...