Delvina në situatë të jashtëzakonshme nga zjarri, spitali heq bombolat e oksigjenit për shmangien e shpërthimeve! Flakët rrethojnë qytetin, nisin evakuimet

Situata në Delvinë është bërë kritike pasi flakët i janë afruar rrezikshëm spitalit të qytetit.

Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi raporton se zjarri ka rrethuar qytetin nga veriu dhe lindja, duke detyruar policinë të evakuojë banorët nga dy lagjet e sipërme.

Përmasat e tij cilësohen të jashtëzakonshme, ndërsa ndërhyrja ajrore nuk është e mundur gjatë natës. Dyshohet se disa banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për momentin është e vështirë të bëhet evidentimi i dëmeve për shkak të tymit të dendur dhe qasjes së kufizuar në terren.

Në zonë po punojnë dhjetëra forca të ushtrisë dhe zjarrfikëses. Pranë spitalit, janë marrë masa urgjente për çmontimin dhe largimin e sistemit të furnizimit me oksigjen, për të shmangur rrezikun e një shpërthimi në rast se flakët arrijnë godinën.

I gjithë personeli mjekësor është në gatishmëri për të mbrojtur ambientet me mjetet që kanë në dispozicion, ndërkohë që çdo pacient është evakuuar në ambiente të sigurta.

Era e fortë po fryn në drejtim të qytetit, duke vështirësuar ndërhyrjen dhe duke rritur rrezikun për banorët. Dhjetëra familje po largohen me urgjencë nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e forcave të rendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

MAQEDONI E VERIUT , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri...

Kategoria e Parë/ Korabi i Peshkopisë fiton transfertën ndaj Sopotit, surpriza në Orikum dhe sukses për Pogradecin në Burrel

TIRANË , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Korabi i Peshkopisë...

Klasifikimi i Superiores/ Vllaznia ngjit shkallët e renditjes, vijon drama e Partizanit, Teuta një hap më pranë Egnatias

TIRANË , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Këtë të shtunë...

Nga Hotolishti në Majën e Shebenikut, mes pyjeve madhështorë dhe liqeneve akullnajore

LIBRAZHD , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Shumëkush që udhëton...