Teuta reagon ashpër pas incidentit në Vlorë: Skandal dhe dhunë ndaj futbollistëve tanë, FSHF të marrë masa

Klubi i Teutës ka reaguar pas episodeve të rënda të ndodhura në ndeshjen e djeshme ndaj Flamurtarit në Vlorë. Përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, klubi durrsak e ka cilësuar situatën si një skandal dhe i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të ndërhyjë me masa konkrete.

Sipas njoftimit të Teutës, në minutën e 69-të të takimit Flamurtari–Teuta, futbollistët Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht fillimisht nga lojtarë kundërshtarë dhe më pas nga tifozë të Flamurtarit, të cilët mësynë fushën e lojës. Ngjarja shkaktoi tronditje të fortë psikologjike te lojtarët e Teutës.

Pavarësisht situatës së rëndë, delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi vazhdimin e lojës, duke urdhëruar policinë të boshatiste tribunën përballë (C). KF Teuta kundërshtoi rreptësisht rifillimin e ndeshjes, duke theksuar se ekipi nuk ishte në gjendje psikologjike për të vazhduar, por vendimi i delegatit ishte që takimi të vijonte.

Në reagimin e saj, Teuta shprehet se ndeshja u shndërrua në një situatë të papranueshme dhe se lojtarët nuk ishin të gatshëm të luanin futboll në ato kushte, megjithatë u detyruan të vazhdonin pas urdhrit zyrtar.

Klubi durrsak thekson gjithashtu se disponon video shtesë, ku shihet se tifozët e Flamurtarit nuk u larguan nga stadiumi, por u zhvendosën në tribunën pas porte.

Në përfundim, KF Teuta i kërkon FSHF-së që të marrë masa për këtë ngjarje të rëndë, të zbardhë plotësisht dinamikën e saj dhe të sigurojë që episode të tilla të mos përsëriten më, pasi dëmtojnë imazhin e futbollit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...