Gonxhja: Ndërthurja e turizmit, sportit dhe aktiviteteve, faktor kyç për promovimin ndërkombëtar

Investimet strategjike në sektorin e mikpritjes, zhvillimi i destinacioneve turistike dhe projektet me karakter unik në Shqipëri ishin në qendër të takimit mes ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe Ali Al Gebely, themelues dhe kryetar i ONE Development, si dhe drejtor ekzekutiv i EHC Investment (pjesë e IHC).

Gjatë takimit një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ndërthurjes së turizmit, sportit dhe aktiviteteve si faktorë kyç për promovimin ndërkombëtar të vendit.

Gonxhja dhe Gebely diskutuan edhe për rritjen e flukseve turistike dhe krijimin e ndikimit ekonomik në nivel lokal, si dhe zhvillimit të infrastrukturës sportive dhe organizimit të aktiviteteve sportive ndërkombëtare.

“Ky takim riafirmoi angazhimin për vijimin e dialogut dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike afatgjata, të bazuara në cilësi, qëndrueshmëri dhe zhvillim ekonomik, me synimin për ta pozicionuar Shqipërinë si një destinacion rajonal referencë për turizmin sportiv dhe investime me vlerë të shtuar”, tha Gonxhja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tubimi në Bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas kapsollave gjatë...

Dinamo City pret kampionët e Egnatias në “Elbasan Arena”, Ilir Daja rikthen kapitenin në formacion

ELBASAN, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kampionët zbresin në...

Sali Berisha thirrje shqiptarëve në Serbi: Dilni masivisht në votime, zëri juaj duhet të ushtojë fuqishëm

TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë...