Salah u emocionua përballë tribunave të Anfield, në përfundim të ndeshjes së rikthimit…dukej lamtumirë

Ylli egjiptian shkëlqeu në ndeshjen kundër Brighton dhe u duartrokit nga tifozët e Liverpoolit.

Mohamed Salah u shfaq veçanërisht i emocionuar në fund të përballjes së Liverpoolit me Brighton në Anfield. Egjiptiani u rikthye në skuadrën e “Reds” pas mungesës së tij në ndeshjen kundër Interit, duke hyrë si zëvendësues në minutën e 26-të pas dëmtimit të Joe Gomez. Prania e tij në ndeshje ishte mbresëlënëse, me Salah që shkëlqeu për ekipin e tij, duke krijuar disa raste, ndërsa pati një kontribut vendimtar në 2-0, duke ia servirur golin Ekitit.
Paraqitja e tij para turmës së Liverpool-it erdhi disa ditë pas deklaratës që kishin ndezur shumë debate e analiza të cilat u lidhën edhe me largimin e mundshëm të tij nga ekipi, kjo pas mardhënies së luhatshme me trajnerin holandez Arne Slot.

Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, Salah ishte i fundit që doli nga fusha, duke duartrokitur tifozët, të cilët iu përgjigjën duke brohoritur emrin e tij. Ai tregoi zemrën e tij dhe preku stemën e Liverpoolit, duke shprehur mirënjohjen e tij për fansat.
Pamjet televizive e kapën atë dukshëm të emocionuar, me lot në sy, gjë që shkaktoi skenarë të rinj në mediat sociale në lidhje me të ardhmen e tij, pak para nisjes së tij për Kupën e Kombeve të Afrikës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...

Ylli shqiptar lë Dormtundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

KOSOVË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi kosovar ka vendosur...

Turistë nga e gjithë bota njihen me historinë dhe autenticitetin e Urës së Mesit: Thjesht e mrekullueshme

SHKODËR, 11 korrik 2026/Albania Express News/- Ura e Mesit...

E RËNDË në Kolonjë, 36 vjeçari ndërron jetë duke punuar, e zuri një trup druri poshtë

KOLONJË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...