U zhvilluan mbrëmjen e sotme 7 ndeshjet e raundit të gjashtë të Ligës së Kampionëve, të cilat prodhuan 18 gola në total. Kryendeshja ishte ajo mes Real Madridit dhe Manchester City-t, ku anglezët triumfuan 1-2 në “Bernabeu”.
Në takimet e tjera spikasin fitoret e Juventusit dhe Arsenalit, ndërsa zhgënjyese u paraqitën Napoli, PSG dhe Dortmundi. Skuadra e Antonio Contes u mposht 2-0 nga Benfica, PSG nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Athletic Bilbaos, ndërsa Borussia Dortmund u ndal 2-2 nga Bodo/Glimt.
Rezultatet e plota
Real Madrid – Manchester City 1-2
Juventus – Pafos 2-0
Athletic Bilbao – PSG 0-0
Bayer Leverkusen – Newcastle 2-2
Bruno Guimaraesh 13’ (aut.), Grimaldo 88’ / Gordon 51’ (p), Miley 74’
Benfica – Napoli 2-0
Rios 20’, Barreiro 49’
Club Brugge – Arsenal 0-3
Madueke 25’, 47’, Martinelli 56’
Dortmund – Bodo/Glimt 2-2
Brandt 18’, 51’ / Alesami 42’, Hauge 75’

