Berisha: Paketa kundër shpopullimit, hapi i parë që shpëton vendin nga shkretimi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur lidhur me planet e opozitës kundër shpopullimit të vendit.

Berisha theksoi se paketa kundër shpopullimit është hapi i parë që duhet ndërmarrë për të shpëtuar Shqipërinë nga shkretimi.

Ai hodhi akuza ndaj qeverisë teksa thekoi se vendi nuk ka përjetuar asnjëherë një shpopullim të tillë.

“Natyrisht kjo paketë është vetëm hapi i parë i domosdoshëm për të shënuar një kthesë, e cila synon të shpëtojë Shqipërinë nga shkretimi i plotë i banorëve të saj.

Fshirja, shuarja. Historia e kombeve është histori e lindjes, lulëzimit, por edhe zhdukjes së tyre. Shqiptarët nuk e meritojnë të zhduken.

Shqiptarët duhet të meritojnë në trojet e tyre që nga kohërat ilire gjer sot. Kjo që ndodh është katastrofa më e madhe demografike në historinë e kombit.

Kurrë shqiptarët nuk kanë përjetuar një shpopullim të tillë nga asnjë pushtim, nga asnjë sëmundje, nga asnjë epidemi. Kjo ishte çështja që desha të sjell tek ju dhe që ne do e mbrojmë në parlament”, u shpreh Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

UKRAINË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Katër persona u vranë...