Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që po përpiqeshin të bllokonin rrugën që të çon drejt aeroportit ndërkombëtar të Selanikut, në shenjë proteste ndaj shtyrjes së pagesave të subvencioneve evropiane për agrikulturën.

Të zemëruar, fermerët vendosën disa mijëra traktorë dhe mjete të tjera në pikat kyçe të autostradave të vendit, duke ndaluar herë pas here trafikun dhe duke kërcënuar me bllokimin tërësor të rrugëve, porteve dhe aeroporteve.

Vetëm në Selanik, nga 200 deri në 300 fermerë me mbi 100 traktorë bllokuan një nga rrugët për në aeroport.

Ndërsa një grup më i vogël i përdori mjetet bujqësore për të përçarë një kordon të forcave të policisë për të bllokuar rrugën kryesore, që do të pengonte përfundimisht udhëtarët që të hynin në kompleks.

Më vonë, policia helene përforcoi praninë e saj në zona të ndryshme në veri dhe qendër të Greqisë, për të shmangur ngritjen e bllokadave.

Bllokadat e ngritura nga fermerët në kufijtë e vendit me Bullgarinë, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë penguar trafikun, duke shkaktuar vonesa.

Shtyrja e pagesave të subvencioneve evropiane për fermerët vjen pasi autoritetet rishikuan të gjitha kërkesat për pretendimeve për shkelje të konstatuara nga BE.

Protestuesit kanë argumentuar se vonesat përbëjnë një ndëshkim kolektiv, pasi i lë fermerët e ndershëm në borxhe dhe në pamundësi për të punuar tokat për sezonin e ardhshëm.

Sektori bujqësor i Greqisë është dëmtuar këtë vit edhe nga rënia e lisë së dhive dhe deleve, që ka çuar në asgjësimin masiv të gjësë së gjallë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Të shtëna me armë zjarri në një xhami në Kaliforni, dy viktima dhe disa të plagosur

USA,19 maj 2026/Albania Express News/Të paktën dy persona u...

Italianët kryesojnë vizitat turistike, rritje me 20,8% e akomodimeve

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/Turizmi në Shqipëri vijoi...

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...

“UÇK, UÇK, UÇK”! Protesta në RMV për gjuhën shqipe, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Tre studentë të arrestuar

SHKUP,18 maj 2026/Albania Express News/Mijëra student shqiptarë janë mbledhur...