LDK Dega Fushë Kosovë zyrtarizon znj.Majlinda Shaqiri dhe z.Besnik Osmani ,kandidatë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

LDK ,dega Fushë Kosovë zyrtarizoi mbrëmjen e kësaj prag fundjave  znj.Majlinda Shaqiri dhe z.Besnik Osmani kandidatë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë miratoi  me vendim unanim dy kandidaturat që do të përfaqësojnë degën në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Në garë për deputet do të jenë z.Besnik Osmani dhe znj.Majlinda Shaqiri, të cilët morën besimin e plotë të strukturave të LDK-së lokale.

Sipas njoftimit, zgjedhja e dy kandidatëve vjen në kuadër të procesit të brendshëm të konsultimit dhe dakordimit me anëtarësinë duke synuar përfaqësim të denjë dhe rritje të rolit të degës së Fushë Kosovës në skenën politike.

LDK në Fushë Kosovë thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, forcimin e shtetit dhe avancimin e demokracisë, ndërsa shpreh bindjen se kandidatët e propozuar do të jenë zë i përgjegjshëm dhe përfaqësues i denjë në Kuvendin e Kosovës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan–Librazhd, një grua mbetet e bllokuar në mjet

ELBASAN 11 korrik 2026/Albania Express News /-Një aksident rrugor...

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...