Braçe: Ka nisur ndarja e bonusit të pensionistëve, nga 1 janari fillon rritja

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi sot në Kuvend se, nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë të moshuarit dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Në seancën plenare, ku u diskutuan shqetësimet e ngritura qytetarët, Braçe u ndal fillimisht te çështja e bonusit për të moshuarit, duke theksuar masat mbështetëse të qeverisë, por edhe nevojën për ndihmë më të madhe.

“Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit, se në pranverë u shpërnda një tjetër bonus. Duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat e një pensioni plus”, tha Braçe.

Deputeti gjithashtu shtoi se, “nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë të moshuarit dhe për personat me aftësi të kufizuara”.

Ai shtoi se qeveria synon të mbyllë vitin me një mbështetje tjetër financiare, të mundshme falë rritjes ekonomike.

“Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar, duke llogaritur dhe një bonus tjetër që mund të ekzekutohet gjatë vitit 2026”, theksoi Braçe.

Braçe foli edhe për situatën e shërbimit shëndetësor në njësinë nr. 5 të Tiranës.

“E drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin e parë të një pallati. Nuk ka poliklinikë, vetëm disa ambulanca, 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallateve”, tha ai.

Sipas tij, pavarësisht se shqetësimi është ngritur disa herë në komisione, nuk ka pasur reagim nga institucionet përkatëse.

“I kam ngritur këto probleme dhe në komision më kanë thënë: ‘Po, ke të drejtë’, por nuk lëviz kush”, theksoi më tej Braçe.

Ai ngriti problematikë edhe lidhur me moslegalizimin e banesave në Selitë.

“Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa të ndërtuara para viteve ‘90 që ende nuk kanë certifikatë pronësie. Në programin e qeverisë është shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson është se nuk shoh asnjë plan konkret dhe efikas”, tha Braçe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...