Drita e Gjilanit në pjesëmarrjen e saj të parë në fazën e Ligës në Conference League, vendos një rekord të veçantë

Fazës së Ligës, në Conference League po i vjen fundi, pasi janë luajtur katër ndeshje dhe kanë mbetur edhe dy të tilla.

Shqiptarët në aktivitetet europiane të klubeve përfaqësohen nga dy ekipe, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës.
Ndeshjet e fundit sollën një derbi mes skuadrave shqiptare në Europë, nga ku doli fituese Drita, e cila në 4 ndeshje ka arritur të regjistrojë 2 fitore dhe 2 barazime për t’u renditur në vendin e 8-të aktualisht, që nëse do të ishte renditja përfundimtare, do të thotë një vend i sigurtë për kualifikim për fazën tjetër.

Aktualisht skuadra e Dritës është një ndër 6 ekipet nga 24 pjesëmarrëse në këtë fazë të Ligës pa humbje, sëbashku me Samsunspor, Strasburg, Rakow, AEK Larnaka dhe Jagellonia.

Në dy ndeshjet e mbetura Drita do të përpiqet të vazhdojë surpizën e saj dhe të përpiqet të realizojë ëndrrën për të kaluar më tej në Conference League. Gjithësesi dy takimet e fundit janë një malore e fortë për skuadrën nga Kosova. Më 11 dhjetor ata do të presin AZ Alkmarin, një skuadër padyshim me shumë eksperiencë dhe shumë më e madhe se Drita në arenën europiane, ndërkohë që ndeshja e fundit më 18 dhjetor, do të jetë edhe më të vështirë, pasi do t’i duhet të udhëtojnë drejt Spanjës për t’u përballur me Rayo Vallecanon.
Por deri atëherë ka kohë dhe për momentin Drita mbetet një ndër 6 skuadrat e Conference League, që nuk e ka provuar shijen e humbjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci del nga rruga bashkë me ekskavatorin që transportonte

  Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq ,...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë...