News24 i mbyllet sinjali i transmetimit, reagon reporter i EPP: Lajmet nga Tirana ngrenë pyetje, bëj thirrje për mbrojtje të medias së lirë

Ndërprerja e transmetimit të televizionit News24 ka sjellë reagime të shumta nga fusha e medias dhe jo vetëm, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj gazetarëve e profesionistëve të Neës24 të cilëve sot iu privua e drejta të kryenin detyrën si cdo ditë.

Për pushtimin nga forcat e policisë të ambienteve të News24, ka reaguar dhe reporteri në Parlamentin Evropian për Shqipërinë, Andrey Kovatchev i cili ka bërë thirrje për transparencë dhe mbrojtje të medias e gazetarisë së lirë.

Kovatchev shkruan se lajmet nga Tirana vijnë 2 ditë nga hyrja në fuqi e EMFA-së, një legjislacion historik që riafirmon lirinë e medias si shtyllën kurrizore të demokracisë.

Postimi

Dy ditë që nga hyrja në fuqi e EMFA-së, një legjislacion historik që riafirmon lirinë e medias si shtyllën kurrizore të demokracisë. lajmet e fundit nga Tirana në lidhje me kontratën e qirasë të Panorama Group ngrenë pyetje. Unë bëj thirrje për transparencë të plotë dhe mbrojtje të medias dhe gazetarisë së lirë në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Humbja e zgjedhjeve nga Milei do të ketë pasoja, Trump kërcënon të ndërpresë ndihmën për Argjentinën

Ndihma financiare, që synon të stabilizojë ekonominë e Argjentinës,...

Parashikimi i motit për sot, 15 tetor 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga...