Elbasani nis turin e forcës, 10 ditë “zjarr” për verdheblutë

Elbasani duket se e ka lënë pas krahëve barazimin me Partizanin në shtëpi, për vetë faktin se edhe ajo pikë i dha mundësinë të qëndrojë sërish në krye, teksa këtë herë ndan kreun me një tjetër skuadër, Egnatian. Kohë për të menduar rreth asaj që shkoi nuk ka më, sepse të mërkurën verdheblutë kanë përballjen delikate me Teutën në transfertë. Për këtë arsye, skuadra është rikthyer menjëherë në përgatitje, në mënyrë që të jenë gati për sfidën e radhës, e cila vjen në një moment ku çdo hap i gabuar mund të ndryshojë ekuilibrat e kreut të renditjes. Atmosfera në ekip mbetet pozitive, pasi të gjithë e kuptojnë se tani nis pjesa më e ndërlikuar e sezonit dhe çdo ndeshje merr vlerën e një finaleje të vogël.

TURI I FORCËS – Në harkun e dhjetë ditëve, verdheblutë do të luajnë ndryshe atë që quhet “turi i forcës”. Jo vetëm për faktin se do të zhvillojnë tri ndeshje dhe ka një ngjeshje të lehtë të kalendarit, situatë që e kanë të gjithë rivalët, por sepse përballë do të kenë pikërisht skuadrat që u ndalën hovin në fazën e parë. Kështu, Elbasani do të luajë për revansh dhe njëkohësisht për të mbajtur pozicionin në klasifikim. Fillimisht, do të jenë mysafirë në Durrës përballë Teutës, që po kalon moment pozitiv. Në fazën e parë, verdheblutë barazuan pa gola në “Elbasan Arena” dhe ajo ishte ndalesa e parë reale, jo vetëm në rezultat, por edhe në lojë. “Djemtë e detit” treguan se rrugëtimi i elbasanasve drejt synimeve nuk do të ishte i lehtë këtë edicion. Pas tyre erdhi përballja direkte me Vllazninë, që i shkaktoi edhe humbjen e parë të kampionatit, duke ulur ndjeshëm euforinë në kampin verdheblu. E treta në radhë ishte Vora, që deri tani u ka bërë surprizën më të hidhur elbasanasve, duke i përmbysur në “Elbasan Arena” dhe duke u dhënë humbjen e vetme në shtëpi. Ajo disfatë e futi ekipin në krizë rezultatesh dhe madje Ivan Gvozdenoviç ishte në prag dorëheqjeje pas tri sfidash pa fitore. Për këtë arsye, mund të thuhet se brenda dhjetë ditëve verdheblutë luajnë me tre prej skuadrave që i lanë pasoja në fazën e parë dhe që nuk arritën t’i mposhtnin. Këto tre duele do të shërbejnë si një test i qartë karakteri, që do të tregojë nëse Elbasani është gati të mbajë ritmin e kreut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...