Pas krizës së dy humbjeve, Interi ngrihet sërish me dopietën e kapitenit

Interi është rikthyer te fitorja pas humbjeve në derbin ndaj Milanit dhe disfatës në Champions League kundër Atletico Madrid. Zikaltrit mposhtën 0-2 Pizën në transfertë, në një sfidë ku pavarësisht dominimit, u desh kohë dhe durim për të zhbllokuar rezultatin.

Lautaro Martínez vendosi fatet e takimit duke shënuar dy herë në pjesën e dytë, në momentet kur Interi po ndihej i rrezikuar nga disa kundërsulme të Pizës që i shkaktuan jo pak bezdi mbrojtjes zikaltër. Kapiteni mori përsipër gjithçka dhe me dy finalizime tipike të tij i dha Interit qetësinë që kërkonte.

Pas 13 javësh, Interi numëron vetëm 1 pikë më pak se Milani dhe mbetet plotësisht në garë për kreun e Serie A.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

KORÇA ,15 qershor 2026/Albania Express News/Korça mirëpriti të premten...

Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Bregu i Fildishtë ka nisur me...

Festival golash në Houston, Gjermania i shënon 7 herë debutuesve të Kurasaos dhe e nis Botërorin me tre pikë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Gjermania e ka nisur me një...