Urim kuqezi nga Ura e Mesit në Shkodër për festat e Nëntorit

Jehona kuqezi e festave të Nëntorit vijon me aktivitete të larmishme në gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një tjetër përshëndetje feste nga Ura e Mesit në Shkodër nga shkolla “Ismaet Çelaj” Dragoç.

“Rrjedh në këngë dhe ligjërime” u bë edhe njëherë himni i festave të Nëntorit, përmes performancave artistike të nxënësve të shkollave në Urën e Mesit.

Me ekspozita pikture dhe shfaqje artistike ata përcollën një tjetër videokartolinë festash kuqezi.

Ura e Mesit, 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.

E ndërtuar në vitin 1768, Ura e Mesit është një nga perlat e arkitekturës dhe trashëgimisë sonë kulturore, që tërheq vizitorë të shumtë.

Me gjatësi 108 metra, gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe josimetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME