Flamurtari dhe Vora ndahen në barazim 1-1

 

Flamurtari dhe Vora barazuan 1-1 mes tyre, në duelin e fundit për javën e 13-të të Superiores.

Vlonjatët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh me golin e shënuar nga Todoroski në minutën e 34-t.

Megjithatë, reagimi i miqve ishte i shpejtë, me Kasallën që vendosi baraspeshën në minutën e 40-të.

Në fraksionin e dytë, Flamurtari ishte më kërkues për golin e fitores, por dështoi në tentativat drejt portës.

Në fund, dy ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë. Me këtë barazim, Flamurtari mban vendin e parafundit me 10 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e gjashtë me 5 pikë më shumë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...