Katastrofë në Azi, 600 të vdekur dhe mijëra të zhdukur pas përmbytjeve të frikshme

Reshjet e furishme kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa vende të Azisë Jugore, duke marrë rreth 600 jetë dhe duke lënë miliona njerëz të prekur.

Monsoni i këtij viti, i përforcuar nga ciklonet tropikale, ka sjellë një nga fatkeqësitë më të rënda të dekadave të fundit në Indonezi, Malajzi, Tajlandë dhe Sri Lanka.
Rreshjet intensive nisën të mërkurën në ishullin indonezian Sumatra, duke shkatërruar shtëpi, ura dhe infrastrukturë. Mbi 300 persona kanë humbur jetën, ndërsa pothuajse 300 të tjerë konsiderohen të zhdukur, sipas agjencisë kombëtare të menaxhimit të katastrofave.

Banorët përshkruajnë momente tmerri.
“Gjatë përmbytjes, gjithçka u zhduk,” tha një banor i Aceh për Reuters. “Shtëpia ime u shemb, as rrobat nuk arrita t’i shpëtoja.”
Në disa zona uji ka përpirë tërësisht shtëpitë. Arini Amalia, banore e Aceh, tregoi për BBC se kur u kthye një ditë pas shpëtimit, gjeti vetëm një zgavër me ujë: “Shtëpia ishte fundosur.”
Operacionet e shpëtimit janë të vështira për shkak të motit ekstrem, ndërsa mijëra po qëndrojnë në strehime emergjente.
Në provincën jugore Songkhla, niveli i ujit u ngrit deri në 3 metra. Të paktën 160 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 3.8 milionë janë prekur në 10 provinca.
Qyteti Hat Yai përjetoi 335 mm reshje brenda 24 orësh – shifra më e lartë e regjistruar në 300 vjet. Morgu i spitalit lokal u mbush aq shumë, sa u desh të përdoren kamionë frigoriferikë për trupat.
“We were stuck in the water for seven days and no agency came to help,” tha një banore për BBC Thai.
Qeveria ka premtuar kompensime deri në 2 milionë baht (rreth 62,000 dollarë) për familjet që kanë humbur të afërmit.
Në Malajzi, edhe pse numri i viktimave është më i ulët, përmbytjet kanë goditur rëndë shtetin verior Perlis, me dy të vdekur dhe dhjetëra mijëra banorë të zhvendosur.
Sri Lanka, e goditur nga cikloni Ditwah, ka shpallur gjendjen e emergjencës. Më shumë se 130 persona kanë humbur jetën dhe rreth 170 figurojnë të zhdukur. Mbi 15,000 shtëpi janë shkatërruar dhe një e treta e vendit ka mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
Meteorologët thonë se situata ekstreme është shkaktuar nga ndërveprimi i tajfunit Koto në Filipine dhe formimi jashtëzakonisht i rrallë i Ciklonit Senyar në Ngushticën e Malakës. Këto fenomene, të kombinuara me sezonin e monsonit, kanë sjellë reshje të paprecedenta dhe rrëshqitje të mëdha dheu.
Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike po shtojnë intensitetin e stuhive, duke sjellë më shumë reshje, përmbytje të menjëhershme dhe erëra më të fuqishme në rajon.
Me qindra të zhdukur dhe zona ende të izoluara, autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm në ditët në vijim. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pavarësisht motit të paqëndrueshëm dhe terrenit të vështirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...