luajtën sot pasdite dy ndeshjet hapëse të Javës së 13-të të kategorisë “Abissnet Superiore”.
AF Elbasani barazoi me Partizanin në shtëpi 0-0. Skuadrat prodhuan shumë pak raste për gol dhe nuk arritën të shënojnë asnjëra. Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas atij me Dinamon në javën e kaluar, ashtu si për Partizanin, i cili javën e kaluar barazoi me Vllazninë në “Arenën e Demave”.
Ndërsa në Shkodër sfida Vllaznia-Teuta përfundoi me fitoren e Teutës me rezultat minimal, duke marrë tri pikë të çmuara. Golin e vetëm të takimit e shënoi Beshiraj në minutën e 84-rt, i cili i shpëtoi pozicionit jashtë loje pas një devijimi nga mbrojtja vendase. Kështu ekipi i Dobit merr fitoren e dytë tradhazi pas asaj të një jave më parë me Vorën.
Me barazimin e sotëm Elbasani ruan i vetëm kryesimin e renditjes dhe ngjitet në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet në ndjekje me një pikë më pak. Teuta me këtë fitore hyn në zonën e katërshes, me 21 pikë, kurse Partizani ngjitet në vendin e gjashtë në tabelën e renditjes, me 14 pikë.
Sakaq, të shtunën do të luhen tri përballjet e tjera të javës së 13-të. Dinamo City do të luajë në transfertën e Ballshit kundër Bylisit, në orën 13:30. Në po të njëjtën orë, Tirana pret Egnatian në “Selman Stërmasi”.
Sfida përmbyllëse e javës do të luhet në orën 16:30, në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Vorës.

