Kjo e enjte pritet të sjellë në vend alternime mes vranësirave dhe reshjeve të shiut. Reshjet do të jenë më të pranishme gjatë orëve të mëngjesit, por nuk do të mungojnë as gjatë ditës.
Në zonat malore, mbi 900 metra lartësi, mund të shfaqen reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e mëngjesit u regjistruan rreth 9°C, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 14°C.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 18 m/sek, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

