Inter-Milan drejt një rekordi të ardhurash në derbin e parë si pronarë të San Siros

Derbi i Milanos që do të luhet në mbrëmjen e kësaj të diele mund të hyjë në histori pa nisur ende. Kjo sfidë pritet të regjistrojë të ardhurat më të larta në të gjithë historinë e Serie A duke kaluar për herë të parë kuotën e 8 milionë eurove të ardhura.

Sipas përllogaritjeve, derbi i së dielës e ka kaluar ndjeshem rekordin e mëparshëm prej 7.626.430 euro të regjistruar në derbin e 22 shtatorit të 2024. Por ka një detaj që e bën këtë shifër akoma më domëthënëse; ky do të jetë derbi I parë që Inter e Milan e zhvillojnë zyrtarisht si pronarë të San Siros pas blerjes së impiantit dhe zonave të tjera përrreth nga Bashkia e Milanos në ditët e fundit.
Një rekord ekonomik që vjen në agimin e një epoke të re pasurore për të dy klubet. Përsa iu përket tifozerive, nuk do të jenë koreografitë e zakonshme në të dy sektorët.

Tifozët e Sektorit Verior do të mblidhen pas parrllës ‘Unaza e dytë e gjelbër e Milanos’ pa iu bërë kërkesë autoriteteve për skenografi komplekse. Në Sektorin Jugor parashikohen ca kartona kuqezi dhe asgjë teatrale. Ajo që do të bëjë më speciale atmosferën do të jetë një koreografi ‘zyrtare’ e organizuara drejtpërdrejt nga Interi që do të përfshijë unazën e Parë dhe të Dytë Portokalli

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Alarm për bombë në disa institucione, Policia e Shtetit nis hetimet: Nuk ka eksploziv”

TIRANË, 27 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Sot, më 27...

Sulejman Demollari, “magjistari” i Dinamos që u bë idhull në Rumani

Nga rrugicat e Tiranës te stadiumet e Bukureshtit, historia...

Thethi, një nga destinacionet më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...