Tentativa për grushtin e shtetit, arrestohet ish-presidenti i Brazilit vetëm pak ditë para se të shkonte në burg

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u arrestua të shtunën në banesën e tij në Brasília, vetëm disa ditë para se të nisë një dënim me burg për rolin e tij në një tentativë për grusht shteti, njoftoi CNN Brazil.

Policia Federale e Brazilit konfirmoi se ka ekzekutuar një urdhër arresti parandalues, i cili ishte kërkuar nga vetë policia dhe autorizuar nga Gjykata Supreme e vendit. Arrestimi u krye në rezidencën e Bolsonaro në kryeqytet.
Sipas burimeve të CNN Brazil, një vigjil organizuar nga djali i tij i madh, senatori Flávio Bolsonaro, përpara kompleksit ku jeton ish-presidenti, shkaktoi kërkesën për këtë arrest parandalues.

Bolsonaro është dënuar më herët këtë vit me 27 vjet burg për përpjekje për të qëndruar në pushtet pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj Luiz Inacio Lula da Silva. Deri më tani, ai ishte nën arrest shtëpiak.
Ky zhvillim pritet të ketë pasoja të mëdha politike dhe sociale në Brazil, duke zgjuar debate mbi stabilitetin dhe sundimin e ligjit në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...

Blindohet Milano! Nesër në protestë edhe anarkistë, Meloni angazhon parashutistët

MILANO, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Ka një dorë...

Mbi 130 drejtorë drejt dorëheqjes, zbulohet çfarë ndodh më pas me ta

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Zbulohet detaje të...

Kategoria e Parë/ Pogradeci shpërdoron mundësinë për të marrë tri pikët në Ballsh, barazim 2-2 me Bylisin

NGA REDI DANDALLAKU Liqenorët mbeten të pamposhtur, por regjistrojnë barazimin...