Bie mbështetja për Trumpin, Reuters: Niveli më i ulët që nga janari

Mbështetja për presidentin amerikan, Donald Trump ka rënë në 38 për qind, niveli më i ulët ky që nga janari, kur republikani u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.

Një sondazh i Ipsos-it për Reuters tregon se pakënaqësia më e madhe e amerikanëve ndaj tij në këtë moment lidhet me mënyrën si po e trajton krizën e kostos së lartë të jetesës dhe çështjen e Jeffrey Epstein. Anketimi vjen në një kohë kur ndikimi Trumpit në Partinë Republikane po tregon shenja dobësimi, sipas medias së njohur.
Të dyja dhomat e Kongresit ranë dakord të urdhërojnë departamentin e drejtësisë të SHBA-së të publikojë dosjet e tij mbi të ndjerin Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi me shumicë dërrmuese masën me një votim 427-1 dhe Senati e përshpejtoi atë unanimisht pa një votim formal.

Lëvizjet erdhën vetëm pak pasi Trump ndryshoi qëndrimin e tij dhe i kërkoi Kongresit të votojë për të zbuluar të dhënat pas kundërshtimit publik që erdhi edhe nga shumë prej mbështetësve të tij. Javën e kaluar, Trump dhe lidhjet e tij me Epstein u rikthyen në titujt kryesorë të lajmeve në vazhdën e publikimit të më shumë se 20,000 faqe dokumentesh – disa prej të cilave përmendnin presidentin. Shtëpia e Bardhë mohoi çdo shkelje. Sondazhi i kryer online tregoi se mbështetja për Trumpin ka rënë me dy për qind krahasuar me sondazhin e fillimit të nëntorit.
Popullariteti i 79-vjeçarit tani është pranë nivelit më të ulët sesa gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë dhe afër vlerësimit më të dobët të paraardhësit të tij demokrat, Joe Biden, që ishte 35 për qind.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rekord i Manchester City, në finalen e FA Cup për të katërtin vit radhazi

Manchester City është skuadra e parë finaliste e Kupës...

Korridori VIII prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin! Gabimi i madh me bypass-in e Elbasanit

ELBASAN ,25 prill 2026/Albania Express News/Ekspertët e infrastrukturës rrugore...

Premier League/ Arsenal rigjen suksesin, kthen diferencën prej 3 pikësh me Manchester City

Arsenal kthehet te fitorja në Premier League angleze. Topcinjtë...