Protestën që po mbahet sot, dhe që sipas kreut të PD do të jetë e vazhdueshme, Sali Berisha e quajtur sërish foltore, këtë herë foltorja e dytë.
Ai zbuloi ‘misionin’ e ‘Foltore 2’, që sipas tij është të “shpëtojë Shqipërinë nga regjimi”.
“Shumë kanë pyetur por çfarë është kjo foltore? Kjo platformë? Nuk është gjetje origjinale e PD, një platformë e tillë në një fushë tenisi transformoi Francën dhe Europën gjatë revolucionit. Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën, e ktheu atë në forcë sovrani të shqiptarëve.

