Serbia kërkon zgjidhje urgjente për furnizimin me naftë pas bllokadës amerikanë

Nafta për përpunim në Rafinerinë e Pançevës, pjesë e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), sipas vlerësimeve të zyrtarëve, do të mjaftojë edhe për rreth dhjetë ditë.

Për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër NIS-it – të vendosura si rezultat i pronësisë shumicë ruse – furnizimi me naftë të papërpunuar për Serbinë është ndërprerë. Me ndihmën e shtetit dhe përdorimin e sasive nga rezervat strategjike, rafineria në Pançevë pritet të ketë lëndë të parë vetëm deri më 25 nëntor.

Nëse pas këtij afati kapacitetet do të reduktohen ose puna do të ndalet plotësisht, pasoja të para do të ndihen nga punëtorët e rafinerisë.

“Deri tani kemi arritur që kufizimet e shkaktuara nga sanksionet të mos e rrezikojnë sigurinë ekzistenciale të punëtorëve, por është e domosdoshme të gjendet sa më shpejt një zgjidhje e qartë dhe e qëndrueshme”, tha për Radion Evropa e Lirë Bozho Dostiq, kryetar i Sindikatës së Rafinerisë së Naftës në Pançevë.

Ai shton se në NIS punojnë rreth 13.500 punonjës, ndërsa nga kompania varen indirekt edhe rreth 20.000 anëtarë familjesh. Prioriteti i sindikatës, sipas Dostiqit, mbetet që “asnjë familje të mos i ndiejë pasojat e situatës aktuale”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...

“Asnjë provë për korrupsion”, avokati i Agasit tregon çfarë ndodhi në seancë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Posaçme...