Parku “Rinia” gjallëron mbrëmjen elbasanase me lojëra dhe argëtim për fëmijët

Parku “Rinia” në Elbasan u mbush me jetë dhe ngjyra mbrëmjen e djeshme, duke u shndërruar në një hapësirë të hapur argëtimi për të gjitha moshat. Në qendër të vëmendjes ishin fëmijët, të cilët u përfshinë në lojëra tradicionale, aktivitete zbavitëse dhe momente të paharrueshme që rikthyen ndjesinë e fëmijërisë edhe për të rriturit.

Këto aktivitete janë pjesë e kalendarit kulturor të muajit gusht, organizuar me kujdes nga Bashkia Elbasan dhe Kryetari Gledian Llatja. Synimi është krijimi i hapësirave të shëndetshme, sociale dhe argëtuese për komunitetin, me fokus të veçantë tek bashkimi i brezave përmes aktiviteteve që promovojnë kulturën dhe lojën.

Ngjarje të tilla do të vijojnë gjatë gjithë muajit, duke i dhënë Elbasanit gjallëri të përditshme dhe duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur për artin, kulturën dhe familjen. Parku “Rinia” është vetëm një nga stacionet e këtij itinerari festiv që sjell bashkë qytetarët në atmosferë festive dhe të gëzueshme.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Lehtësi për detyrimet vendore në Elbasan, Bashkia njofton qytetarët dhe bizneset për përfitimet nga ligji i ri

Drejtoria e Taksave, Tarifave Vendore dhe Tregjeve pranë Bashkisë...

Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur dhe 95 të plagosur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një video...

Gjyqi në themel për Erion Veliajn, nis seanca në GJKKO. Mbërrin mbrojtja e kryebashkiakut

Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj...