Isi Manellari: “Fitorja ndaj Egnatias ishte mesazh për kampionatin”

Fitorja ndaj Egnatias ka rritur edhe më shumë atmosferën pozitive te Elbasani. Mesfushori Isi Manellari, një nga afrimet e verës, thekson se skuadra po funksionon si grup dhe se ky është sekreti i rezultateve të fundit.

“Kemi katër fitore radhazi dhe kjo tregon punën që po bëjmë çdo ditë. Ishte një fitore e rëndësishme ndaj një rivali direkt dhe na jep moral të vazhdojmë në këtë ritëm”, është shprehur ai.

Manellari thekson se pavarësisht afrimit të vonë në skuadër, integrimi ka qenë i menjëhershëm.

“Kam gjetur një grup fantastik. Djemtë më kanë pritur shumë ngrohtë dhe u përshtata shpejt. Ka harmoni brenda ekipit dhe të gjithë punojmë për të njëjtin objektiv”, deklaron mesfushori.

Një rol të madh në ecurinë e skuadrës e kanë edhe tifozët.

“Elbasani ka tifozët më të mirë në Shqipëri, pa asnjë diskutim. Na mbështesin gjithmonë, kudo që shkojmë. Ndihesh me të vërtetë i detyruar t’u japësh gjithçka në fushë”, shton ai.

Aktualisht Elbasani kryeson renditjen bashkë me Vllazninë, por Manellari këmbëngul se skuadra është e fokusuar vetëm te vetja:

“Më e vështirë është ta mbash ritmin sesa ta arrish. Ne duhet të shohim punën tonë dhe të futemi në çdo ndeshje vetëm për fitore. Jemi Elbasani dhe kemi përgjegjësi”.

Sa i përket sfidës së radhës ndaj Dinamos, Manellari pret një duel të fortë:

“Dinamo është ekip i mirë, luan futboll dhe e bën lojën interesante. Ne do të hyjmë për maksimumin, me respekt për kundërshtarin, por me besim absolut te forcat tona”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...

87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Sot shënohet dita...