Shqipëria U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përballet fillimisht me Moldavinë dhe më pas me Ukrainën.
Tekniku Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar për këto sfida, ku risia e vetme është futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri, i cili është thirrur për herë të parë me ekipin Shpresa.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Giulio Veliaj, Endri Dema, Aron Jukaj
Mbrojtës: Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Ermis Selimaj, Diar Vokrri
Mesfushorë: Gjergji Kote, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Burak Alili, Dario Daka
Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Elmedin Rama, Rrok Toma, Ermir Rashica
Shqipëria U-21 do të nisë grumbullimin të hënën në Moldavi, vend ku do të zhvillohet edhe miqësorja e parë.
Sipas njoftimit nga Departamenti i Komunikimit i FSHF-së, është bërë një ndryshim në vendin dhe orarin e takimit me Moldavinë. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave në Vadul lui Vodă, më 13 nëntor, në orën 12:00.

