Shija e gështenjave të Labinot Malit të Elbasanit në tryezën e Grupit Parlamentar të PS

Sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputetja e Qarkut Elbasan, Mila, dërgoi një copëz të veçantë nga produktet e shumta të mrekullueshme të zonës që përfaqëson Labinot Mali, vendi i njohur për gështenjat e tij të famshme që udhëtojnë çdo vit drejt tregjeve të Italisë dhe vendeve të tjera europiane.

Me një gjest simbolik, por plot domethënie, ajo ndau me kolegët e saj gështenjat e Labinotit, të shoqëruara me një fletpalosje që i ftonte të gjithë ta vizitojnë këtë zonë të mrekullueshme, të njohin nga afër njerëzit punëtorë, traditat dhe natyrën e saj të pasur.

“Si përfaqësuese e kësaj zone të bukur, ndjej kënaqësi të promovoj çdo produkt e traditë që e bën Labinotin kaq të veçantë,” – u shpreh Mila. “Është bukur kur politika kalon përtej sallës së Kuvendit dhe bëhet një urë që na lidh me vendet, shijet dhe shpirtin bujar të njerëzve punëtorë që përfaqësojmë.”

Deputetja falënderoi kolegët për fjalët e ngrohta dhe atmosferën pozitive që u krijua gjatë mbledhjes, duke theksuar se Labinot Mali është një pasuri e gjallë, autentike dhe plot jetë.

“Sot jam e lumtur që një prej shumë produkteve cilësore të Labinotit shkoi simbolikisht deri në tryezën tonë të përbashkët si një fillim për zhvillimin që duhet t’i japim zonës dhe më tej,” u shpreh deputete Mila.

Festa tradicionale e gështenjës, e organizuar pak ditë më parë në Labinot Mal është një shembull i gjallë i potencialit që ka kjo zonë për turizmin, prodhimin vendas dhe promovimin e identitetit kulturor të Elbasanit dhe më gjerë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasjet në PS/ Braçe: Qëndrojnë ato që thotë Spiropali. Edhe Rama e di që është ashtu!

Deputeti i PS, Erion Braçe ka mbështetur qëndrimet e...

Dashnor Sula: Digjitalizimi i sistemit të inspektimit, hap vendimtar për efikasitet dhe transparencë

TIRANË, 28 prill 2026/Albania Express News/Qeveria ka ndërmarrë një...

Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 28 prill 2026/Albania Express News/ Ish-kryetari i Gjykatës...