Maldivet ndalojnë duhanin për të gjithë të lindurit pas vitit 2006, përfshirë turistët

Ministria e Shëndetësisë e përshkroi masën si “një moment historik në përpjekjet e vendit për të mbrojtur shëndetin publik” dhe një hap vendimtar drejt krijimit të një “brezi pa duhan”.

 

Maldivet kanë shpallur ndalimin e plotë të duhanit për çdo person të lindur pas 1 janarit 2007, duke u bërë vendi i parë në botë që ndalon pirjen e duhanit për një e brez të tërë. Vendimi, që hyri në fuqi më 1 nëntor, vlen jo vetëm për vendasit, por edhe për turistët që vizitojnë ishujt.

Ministria e Shëndetësisë e përshkroi masën si “një moment historik në përpjekjet e vendit për të mbrojtur shëndetin publik” dhe një hap vendimtar drejt krijimit të një “brezi pa duhan”.

Ky ndalim vjen një vit pasi përdorimi, shitja dhe zotërimi i cigareve elektronike dhe “vape” u ndaluan me ligj.

Zyrtarët theksojnë se rregulli nuk pritet të ndikojë në turizëm. “Njerëzit nuk vijnë në Maldive për të pirë duhan, vijnë për detin, diellin dhe ajrin e pastër,” deklaroi një përfaqësues i bordit të kontrollit të duhanit.

Pushuesit e rinj do të duhet të respektojnë rregullin, ndërsa çdo blerës i produkteve të duhanit do të duhet të paraqesë dokument identifikimi për të vërtetuar moshën. Ky vendim i rendit Maldivet në pararojë të luftës kundër duhanit.

Në Zelandën e Re, një nismë e ngjashme u tërhoq në vitin 2023 pas ndërrimit të qeverisë, ndërsa në Britaninë e Madhe planet e propozuara nga Rishi Sunak janë ende në proces ligjor.

Franca, ndërkohë, ka ndaluar pirjen e duhanit në shumicën e hapësirave publike, sidomos aty ku ndodhen fëmijë. Maldivet shpresojnë që me këtë politikë të guximshme të krijojnë një brez të ri, që rritet në një mjedis më të shëndetshëm dhe plazhe plotësisht pa tym duhani. /MONITOR

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Potenciali i turizmit...