Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo festuan ditëlindjen e Thiagos me një festë kushtuar ngjyrave të Blaugranave dhe shpirtit të Barcelonës.

Thiago Messi, djali i madh i Lionel Messit, festoi ditëlindjen me një festë të frymëzuar nga ish-ekipi i babait të tij. Djali i superyllit argjentinas mbushi 13 vjeç më 2 nëntor dhe prindërit e tij u siguruan që kjo ditë e tij të ishte e paharrueshme. Festa ishte tërësisht blaugrana, me një zonë fotografish të frymëzuar nga “Camp Nou” dhe një tortë me ngjyrat dhe logon emblematike të Barcelonës.

Në rrjetet sociale, Lionel dhe Antonella ndanë pamje nga festimi, duke shkruar me emocion: “Sa e mrekullueshme është të të festojmë, Thiago! Të duam shumë”. Edhe pse familja Messi është larguar nga Barcelona prej katër vitesh, duket se shpirti dhe ngjyrat e katalanasve mbeten të gjalla në zemrat e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Hijet e zeza mbi Botëror! Raporti tronditës, pse ky turne është terreni ideal për trukimin e ndeshjeve

BOTËRORI 2026 ,21 qershor 2026/Albania Express News /Kampionati Botëror...

Spektakël me “manita” i Holandës, Suedia dorëzohet pa kushte në Houston

BOTËRORI 2026 ,20 qershor 2026/Albania Express News /Holanda mposht...