Kumbaro dhe Llatja inspektojnë shkollën e rikonstruktuar: Më shumë hapësira, laboratorë dhe terrene sportive

Gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan ka rilindur duke ruajtur identitetin, por duke përmirësuar dhe modernizuar ambientet për mbi 600 nxënësit e tij me laboratorë, klasa e terrene të reja sportive, si dhe mjedise shtesë që do t’i shërbejnë mësimdhënies dhe aktiviteteve komunitare.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vizitoi nga pranë shkollën, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Elbasan, ku u shoqërua edhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja.

Shkolla pas rindërtimit dhe shtimit të hapësirave ka gjithë potencialin të zhvillojë edhe programe si ai “Art dhe Zeje”. Me kryetarin e bashkisë kemi një projekt që duam ta zhvillojmë, me qëllim që përveç këtyre gjërave ‘tekno’ të merremi pak edhe me natyrën”, tha ministrja Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja tha se me rikonstruksionin total të shkollës u bënë dhe shtesa, për t’iu përgjigjur numrit të madh të nxënësve. Gjithashtu, sipas tij terrenet sportive janë të reja dhe ambientet me ngrohje qendrore, sisteme emergjence, etj.

Shkolla tashmë ofron kushte moderne mësimi për nxënësit dhe mësuesit, me kapacitete të shtuara që përfshijnë 14 klasa të reja, laboratorë bashkëkohorë, si dhe një palestër të re me fushë sportive të integruar.

Ndërkohë në qarkun e Elbasanit nis së shpejti edhe rikonstruksioni i gjimnazit “Dhaskal Todri”, si dhe janë në projekt ritransformimi edhe dy gjimnaze të tjera.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasjet në PS/ Braçe: Qëndrojnë ato që thotë Spiropali. Edhe Rama e di që është ashtu!

Deputeti i PS, Erion Braçe ka mbështetur qëndrimet e...

Dashnor Sula: Digjitalizimi i sistemit të inspektimit, hap vendimtar për efikasitet dhe transparencë

TIRANË, 28 prill 2026/Albania Express News/Qeveria ka ndërmarrë një...

Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 28 prill 2026/Albania Express News/ Ish-kryetari i Gjykatës...