Në juglindje s’ka më zë fëmijësh, veç era që fryn ndër shtëpi bosh

Nga Xhensil Shkëmbi

Fshatrat po boshatisen çdo ditë e më tepër në gjithë juglindjen. Shtëpitë po ngelen bosh. Shumë të moshuar rrojnë të vetmuar, pa përkujdesje dhe shpesh vdesin në heshtje. Të rinjtë nuk po gjejnë shpresë në Shqipëri. Ata që kanë ngelur nëpër fshatra, punojnë ditë e natë, pa pushim, e të dielave, si sot dhe nuk u del gjë. Veç mbajnë frymën. Fshatrat po zhduken, sidomos ato që janë larg asfaltit. Ato pa rrugë. Pa jetë. Pa qendra shëndetësore. Aty ku mjeku shkon njëherë në 3 muaj ose nuk shkon fare. Aty ku shkollat janë me klasa kolektive ose janë kthyer në hambare për jonxhen e lopëve. Pakkush po flet për fshatrat e Korçës, Kolonjës, Pogradecit, Devollit, Maliqit e Pustecit. Pakkush po flet se nuk ka më zhurma të rinjsh nëpër fshatra. Tokat po mbeten batallë. Pa faj të njerëzve. Edhe të punosh fort, ministria mbështet fermerët e mëdhenj e jo të vegjël. Edhe lopa nuk po nxjerr më qumësht, nga inati njerëzve, që dikur i shtinin tre herë në ditë tagji, ndërsa sot hanë dy herë për vete dhe njëherë shkojnë t’i hedhin lopës…

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...