Bashkia Elbasan “teston” transparencën: Po ndërtohet modeli i ri i matjes së rezultateve

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Forumit të Qeverisjes së Hapur (OGP Local), drejtorive bashkiake dhe ekspertëve të programit “Bashki të Forta”, në kuadër të procesit të hartimit të Raportit Vendor të Performancës 2025.

Takimi u fokusua në diskutimin dhe validimin e indikatorëve të performancës, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes qytetare, transparencës dhe matjes së rezultateve në të gjitha fushat e zhvillimit vendor.

Gjatë diskutimeve u shkëmbyen sugjerime dhe ide konkrete për përmirësimin e treguesve ekzistues dhe shtimin e indikatorëve të rinj që matin më mirë efektivitetin dhe llogaridhënien institucionale.

Procesi zhvillohet nën asistencën teknike të konsorciumit ISHEP–LIBURNETIK, në kuadër të programit “Bashki të Forta”, duke forcuar angazhimin e Bashkisë Elbasan për qeverisje të hapur, efikase dhe të bazuar në evidenca.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...