Rama pritet nga Princi i Kurorës në Riad: Diskutuam bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad ku është pjesëmarrës në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton agjendën e Investimeve në botë, që mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Në kuadër të kësaj vizitë, Kryeministri Rama u prit në Pallatin Mbretëror nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud.

Gjatë takimit, Rama bëri të ditur se u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e Al Saud në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Më herët kur mbërriti në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, zëvendësguvernatori i Riadit.

Ndërkaq, edicioni i 9-të i Future Investment Initiative (FII),së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Në 17 maj 2025, Shqipëria mirëpriti Forumin Ndërkombëtar “Future Investment Initiative” (FII), i cili për herë të parë u organizua në Europë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Deputeti socialist Adi Qose flet për Elbasanin, politikën dhe sfidat e “grupit të të rinjve” në PS

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/“Grupi i të rinjve” mbetet...

Luis Hasa ,mesfushori i talentuar me origjinë nga Peqini i bashkohet ekipit përfaqësues të Shqipërisë për miqësoret e qershorit

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet...

”Crystal Palace” fiton Conference League

LAJPCIG, 27 maj 2026/Albania Express News / – Klubi...