Hapet në Elbasan qendra e re ditore për të moshuarit, ofrohen shërbimet bazë mjekësore për moshën e tretë

Në qytetin e Elbasanit është hapur një qendër e re ditore për moshën e tretë e cila ofron shërbimet mjekësore bazë.

E konceptuar në formën e një salle pritje, qendra eviton radhët dhe burokracitë. Në këtë qendër të moshuarit gjithashtu asistohen  në përdorimin e portalit shtetëror e-albania.

Nisur nga fakti që një pjesë e mirë e të moshuarve jetojnë vetëm, në këtë qendër ditore ata kanë mundësi të krijojnë miqësi të reja dhe të zhvillojnë aktivitete të cilat ndihmojnë në ruajtjen e aftësive kognitive, uljen e ndjenjës së vetmisë dhe izolimit që shpesh prek të moshuarit.

Përveç qendrës rezidenciale për të moshuar, në qytetin e Elbasanit funksionojnë edhe dy qendra ditore, me synimin që në të ardhmen, çdo lagje të ketë një qendër të tillë për moshën e tretë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...