Me zemër në dorë: Elbasani fiton, por paguan me shumë kartonë

Elbasani rikthehet te fitorja pas tri javësh, në një ndeshje plot emocione, tension dhe me VAR-in protagonist ndaj Bylisit. Verdheblutë triumfuan minimalisht 2-1, falë dopietës së Diallos, i cili realizoi fillimisht me goditje dënimi dhe më pas nga pika e bardhë, pasi fitoi vetë penalltinë.

Bylisi luajti për shumë minuta me një lojtar më pak, por arriti të ngushtojë shifrat në pjesën e dytë me anë të Markut. Megjithatë, përpjekjet e miqve nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. Elbasani, përveç fitores, mori edhe një “kusur” kartonësh — një lumë të verdhash dhe një të kuq për Ibrahim Abas në minutat e fundit të takimit.

Në përfundim, Elbasani arkivon tri pikë të rëndësishme dhe ngjitet në kuotën e 14 pikëve, duke u larguar për momentin nga kriza, ndërsa Bylisi mbetet me 6 pikë në renditje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

LIGA E KONFERENCËS / Egnatia e Rrogozhinës kërkon një tjetër rezultat pozitiv në transfertën daneze

Trajneri Nevil  Dede nuk bën ndryshime në formacionin titullar...

Tregu i sigurimeve u rrit me 1,9% në 9-mujorin e këtij viti

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Tregu i sigurimeve...

Nisma e Borussia Dortmund/ Shpërblen tifozët në stadium, ja për çfarë bëhet fjalë…

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Borussia e Dortmundit...