Nga Aurel Bylykbashi
Disa dite me pare po dilja me makine ne qytet…
Pasi kalova rrethrrotullimin prane Bashkise, ndalova makinen para vijave te bardha, ne kthesen qe te con per tek Furra e Xhevatit..
Kishte boll kalimtare.., nga fundi dallova nje te njohurin tim prej vitesh…
Mu duk sikur me pa, por nuk donte te me fliste…
Nje person serioz, mjaft i edukuar, nga familjet e mira te qytetit tone, me kontribute per Partine Demokratike, por qe ne zgjedhjet e fundit nuk u duk gjekundi…
Gjate fushates me thane, qe i kishin ofruar nje vend pune ne administrate, ne drejtim, per gruan…
Duke e veshtruar kur kalonte vijat e bardha, i thashe ne heshtje:
U shite edhe ti….!!!
Dhe befas mu duk sikur vehtja me pyeti:
Po ti kur do shitesh…???
Subkoshienca ime u pergjigj menjehere:
Une…, kurre…!!!
Zeri brenda vehtes me pyeti perseri:
Po pse…???
Ju pergjigja ne heshtje, por me gjithe fuqine e shpirtit..:
Uneee.., kurreeee…!!!!
Perdryshe do levizin nga vendi te gjithe te paret e mi…, qe i kam ne varre…!!!!
. . .
Respekt…, po shume respekt…!!!
Nardi dhe Luani jane dy nga miqte e mi me te afert ne qytet…
Nardi punonte ne Bashki dhe sapo e majta fitoi Bashkine me 2007, ne diten qe kryetari i ri filloi pune, paraqiti doreheqjen… Nuk beri as perpjekjen me te vogel per te qendruar ne pune, megjithese te ardhurat per familjen u zvogeluan menjehere…
Kurse Luani punonte ne Keshillin e Qarkut, si shef kabineti. Kur erdhi Kryetari i ri i Qarkut, nga e majta, e therret ne zyre dhe e pyet per problemet e Qarkut… Luani nga fundi i bisedes, ne fakt kishin njohje te vjeter, i thote: Une kam paraqitur doreheqjen!
Kryetari i Qarkut me shume edukate dhe njerzillek i thote: Rri ne pune, gjej ndonje vend si specialist, dhe terhiqe doreheqjen…!
Por Luani si nje demokrat i palekundur qe eshte, i thote: Kryetar! Shume faleminderit per mundesine qe me jep, por kur Partia Ime te njoftoje per proteste, une do shkoj ne proteste…!!!
Atehere ju cfare do me thoni? Keshtu qe, me mire le te mbetemi miq, une po largohem nga puna…!!!
Ne shtepi kishte tri femije qe vazhdonin shkollen, te ardhura per familjen mbeti vetem rroga nga puna e gruas…!!!!
. . .
Per ty…, qe u shite dje…!!!
Do te isha hipokrit po te te thoja, qe nuk me beri pershtypje ajo qe bere…
Perkundrazi, po ta them shume sinqerisht…, me ka dhembur shume…!!!
Po shume…!!!
Me shume se cdo ikje, braktisje, apo shitje tjeter me pare…!!!
Mbase ngaqe te kam konsideruar gjithmone shume mikeshe…, ose mbase sepse, ne ngjitjen tende politike, mendoj se kam pasur edhe une pjesen time modeste…!!!
Perse e bere…???
Per karriere…??? Profesionalisht i ke arritur te gjitha…!!!
Te mbyti inati…??? Ka te tjere akoma, qe kane pasqyren e tyre ku shohin vehten dhe mendojne qe meritonin me shume…, por qe nuk kane bere kurre, kete qe bere ti…!!! Te kalonin ylberin…!!!
Gjithsesi…, vendimet jane te tuat…!!!
Por une…, sikur ti flisja motres sime…, po te them…
Aty ku shkove…, nuk ke shkuar se je e afte, pavaresisht se ju jeni shume e afte ne profesion… Aty, perseri te ka cuar Partia Demokratike…, por tashme jo si emerim i saj…, por me cmimin qe ti e shite ate…!!!
Sepse ne fund te fundit cdo gje qe shet, e ka nje cmim…!!!
Te cuan aty per te na thene ne te tjereve.., qe kjo force politike mbaroi, nuk ka me te ardhme, te gjithe po largohen prej saj…!!!
Prandaj me duhet t’jua them, ty dhe atyre qe te vune atje…
Gaboheni…!!! Partia Demokratike dhe e Djathta Shqiptare nuk zhduken kurre…!!!
Ne nuk na zhduken dot, 50 vjet te Diktatures, e jo me tani ne Demokraci..!!!!
Ikja jote, braktisja, shitja qe na bere…, na bejne me te forte…!!! Ta dini mire!!!
Perseri, si miq te vjeter qe jemi po te jap nje keshille…
Kujdes!!! Kujdes aty ku ke shkuar…
Ka nje ndryshim shume te madh, PD me PS…!!!
Aty ku ke shkuar eshte vazhdimi i asaj partise, qe dajen e babait tend, pasi ai i sherbeu me shume zell dhe e perdoren, i futen nje plumb ballit..!!! Ashtu sic ja bene edhe xhaxhait tim…, por per aresye te ndryshme…!!!
Nuk mund te rrija pa ta thene dhe kete te fundit…
Nuk e di cfare do te thoshte, i ndjeri babai yt dhe miku im…, per kete qe bere…
Te uroj cdo te mire!!!

