Betohen 42 magjistratë të rinj, Rusi: Mision që sjell përgjegjësi të madhe mbi supe

Në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor u zhvillua sot ceremonia e betimit të 42 magjistratëve të rinj të profilit gjyqtar, të cilët përfunduan me sukses Shkollën e Magjistraturës, në vitin akademik 2024–2025.

Pas gati tre muajsh nga emërimi formal, ata morën detyrën në gjykatat e shkallës së parë në 11 qarqe të vendit.

Në fjalën e rastit, kryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi u shpreh se “të jesh magjistrat, por sidomos të jesh magjistrat-gjyqtar, do të thotë që të kesh një përgjegjësi të madhe mbi supe”.

“Ky nuk është momenti që ju ushtroni një funksion apo bëni një punë. Është momenti që ju keni një mision,” tha Rusi.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi shprehu bindjen se magjistratët e rinj dop t’i kapërcejnë të gjitha presionet që ushtrohen mbi sistemin, presione të cilat vijnë nga brenda dhe jashtë sistemit.

Ndërsa Mirela Bogdani, kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, tha se ky profesion në kohët e sotme është një sfidë e jashtëzakonshme.

“Vlerat njerëzore, komunikimi vijnë përpara të qenët gjyqtar, jurist, avokat, prokuror apo çdo profesion tjetër,” u shpreh ajo.

Me emërimin e 42 gjyqtarëve të rinj, numri i gjyqtarëve aktivë në vend arrin në 307, ndërsa i të emëruarve në 350. Por sistemi gjyqësor vijon të jetë nën kapacitet, me 67 vende ende vakante.

Situata më kritike mbetet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku nga 78 vende të parashikuara, janë të mbuluara vetëm gjysma.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Euroja dhe dollari humbin terren ndaj lekut në javën e dytë të prillit

TIRANË, 11 prill /Albania Express News/ Monedhat e huaja...

“Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Cërrik, Këlcyrë, Lushnjë dhe Poliçan

TIRANË, 10 prill/Albania Express News/ Këshilli i Ministrave miratoi...