Nga infrastruktura tek zhvillimi ekonomik: Banorët e Papërit japin votën për prioritetet

Në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative Papër, I shoqëruar nga deputetja e zonës, znj. Sara Mile. Gjatë takimit, kryebashkiaku Llatja vuri theksin te investimet e realizuara gjatë këtij viti dhe theksoi se puna do të vijojë me intensitet vitin që vjen.

“Buxhetimi me pjesëmarrje është formati që ndjekim për të përcaktuar investimet në njësitë administrative, por edhe për punët komunale që nevojiten në fshat. Kemi ardhur me shumë investime dhe kemi realizuar më shumë se çfarë ishte parashikuar në listën e prioriteteve. Viti nuk ka mbaruar ende, kemi ende punë për të bërë. Ndërkohë po flasim për buxhetin e vitit 2026 dhe planin trevjeçar, duke vijuar me  zhvillimin e Elbasanit dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në çdo fshat, njësi administrative,” u shpreh Llatja.

Ai shtoi se fokusi i Bashkisë nuk është vetëm në zgjidhjen e problemeve immediate të infrastrukturës, por edhe në zhvillimin ekonomik e turizmin. Ndërsa deputetja, znj. Sara Mile, vlerësoi procesin e buxhetimit me pjesëmarrje si një praktikë e mirë demokratike.

“Buxhetimi me pjesëmarrje është një ritual shumë i mirë i Bashkisë së Elbasanit, një proces demokratik, dhe shpresoj të na ecë gjatë. Do të ishte mirë ta mbajmë këtë ritual bashkarisht edhe në diskutimet e tjera, në çështje ku duhet të ndërhyjë pushteti vendor. Do të përpiqem të jem një zë i fortë për ju, të kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Bashkinë e Elbasanit dhe do të mundohem të kontribuoj edhe në nivel qeveritar, pasi fuqizimi nga të dyja anët do të sjellë më shumë efektivitet për zonën,” u shpreh Mile.

Në përfundim të takimit, banorët votuan për prioritetet e tyre, të cilat do të shqyrtohen për t’u kthyer në investime konkrete gjatë vitit 2026.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Çlirim Balluku, kampioni që vrapoi me dinjitetin e heshtjes

Mes garës, dhimbjes dhe dritës/ 80 vjet një jetë,...

Trump tërhiqet nga vendimi për të dërguar agjentë federalë në San Francisko

Donald Trump njoftoi se po tërheq një mision federal...