Ansambli “Sadi Halili” i valltarëve të vegjël të Librazhdit shkëlqen në skenat ndërkombëtare

Nga Fatmir Popja

Nën ritmin e pandërprerë të daulleve dhe pipëzave që buçasin çdo ditë në skenën e Pallatit të Kulturës “Sadi Halili” në Librazhd, një brez i ri po rritet me dashurinë për artin tradicional shqiptar. Udhëhequr me përkushtim nga koreografi profesionist Vladimir Duro dhe i mbështetur nga instrumentisti Ylli Brahja, Ansambli i Fëmijëve “Sadi Halili” i Librazhdit është shndërruar në një vatër të gjallë arti që ushqen shpirtin kombëtar dhe ruan me krenari rrënjët e folklorit tonë.

Një ëndërr e kthyer në realitet

Kur Vladimir Duro, ish-nxënës i mjeshtrit të paharruar, koreografit
Sadi Halili dhe ish-ushtarak me formim profesional të rreptë, vendosi të rikthehej pranë Pallatit të Kulturës pas daljes në pension, ai kishte vetëm një qëllim,të mos lejonte që puna dhe trashëgimia e profesorit të tij të harrohej.Së bashku me instrumentistin Ylli Brahja ata e nisën punën me vetëm 20 fëmijë. Falë një pune të vazhdueshme dhe tepër serioze për afro dy vite me mbështetjen e Bashkisë së Librazhdit, Pallatit të Kulturës dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve, sot ky ansambël numëron mbi 100 valltarë të grupmoshës 7 -16 vjeç. “Ishte një rrugë e gjatë. Por sot e shohim që mundi po shpërblehet. E kemi ngritur nga asgjëja dhe sot kemi një trupë të disiplinuar, të dashuruar pas folklorit. Kjo është fitore,” shprehet me emocion koreografi Vladimir Duro.

Një grup vallatarësh të vegjël me shpirt të madh

Fëmijët e këtij ansambli janë të lidhur jo vetëm nga pasioni për vallen, por edhe nga ndjenja e komunitetit dhe bashkëpunimit. Çdo ditë, pas shkollës, ata kalojnë mbi tre orë në prova, duke mësuar e përsosur vallet tradicionale shqiptare. Këto nuk janë vetëm lëvizje, por histori, zakone dhe emocione të mbështjella në kostume popullore shumëngjyrëshe.“Nuk më mungon telefoni kur jam në prova me grupin e valleve . Unë ndjehem më mirë këtu. Vallja është si familje për ne,” tregon Anisa, 11 vjeç, një nga valltaret më aktive të grupit.

Suksesi në Festivalin “Këngë Jeho” në Strugë,kur puna merr vlerësimin e duhur

Kjo punë e palodhur u kurorëzua për herë të parë në një skenë ndërkombëtare këtë verë, në festivalin “Këngë Jeho” në Strugë, ku Ansambli “Sadi Halili” performoi krah për krah me Shoqërinë Kulturore Artistike “Jehona” nga Theranda. Të veshur me kostume tradicionale dhe me një skenografi të thjeshtë por të fuqishme në emocion, ata sollën për publikun një performancë që preku zemrat e të gjithëve.
“Publiku ngrihej në këmbë. Na duartrokisnin me lot në sy. Ishte ndjesi që s’e përshkruan dot me fjalë,” kujton instrumentisti Ylli Brahja.Për performancë të shkëlqyer në këtë aktvitet ,grupi u nderua me Çmimin e Publikut, një vlerësim i veçantë që tregon për vlerat e jashtëzakonshme të grupit të valltarëve librazhdas .Shfaqja e rradhës për vallatarët e vegjël librazhdas pritet së shpejti.Ata janë tashmë një grup i mirëfilltë artistik profesionist që synojnë të shkëlqejnë në çdo skenë si brenda vendit edhe jashtë tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ish deputetja e PD ,Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Me një vendim të autoriteteve përgjegjëse në sektorin shëndetësor,...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë...